Report TV - Dhunë në protestë, PD kallëzon policinë bashkiake dhe të Tiranës

Report TV 2016-03-29

Views 0

Partia Demokratike i është drjetuar Prokurorisë së Tiranës me 2 kallëzime, specifikisht për Kryeinspektorin e Bashkise së Tiranës dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut për shpërdorim detyre.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani tha se, kjo vepër është kryer gjatë protestës së një dite më parë.

?Partia Demokratike paraqiti sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të policisë bashkiake dhe drejtuesit të qarkut të policisë të Tiranës për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprës penale të pengimit me dhunë të të drejtës së dhe lirive për tubime dhe manifestime. Të dy këto vepra penale janë konsumuar nga këta dy njerëz dhe nga të të urdhëruarit prej tyre dje gjatë protestës së PD tek Parku i liqenit. Ne shprehim dhe një herë para publikut konsideratën tonë përpjekjen tonë për të respektuar shtetin ligjor, atë pak gjë që ka ngelur nga shteti ligjor sepse pjesa tjetër po përdhoset çdo ditë nga kjo oligarki e dhunshme në pushtet. Ajo që unë dua të përcjell dhe një herë është se dhuna nuk të çon askund, dhuna nuk ka çuar askund edhe burra më të mirë dhe në shtete të tjera në botës, përkundrazi i ka njollosur me damkën e antikombëtarizmit dhe antivlerave? ka thënë ai.

Por PD beson se ende në prokurori ka zyrtare që respektojnë ligjin e do të zbardhet kjo ngjarje.

?Në vazhdojmë të kemi besimin tonë dhe konsideratën tonë për atë pjesë që ka ngelur të shtetit ligjor. Besojmë që në ndërgjegjen e njerëzve të ligjit duhet të ketë ngelur detyrimi i tyre ndaj këtij vendi për të zbatuar ligjin. Ne besojmë tek njerëzit e përgjegjshëm, që me siguri kanë ngelur në këto institucione, vazhdojnë të punojnë në këto institucione dhe nuk i binden urdhërit të oligarkëve.? ka thënë Ristani.

Ristani i qëndron deklaratave të një dite më parë për pistoletën e deputetit Genti Strazimiri, por Sekretari i Përgjithshëm i PD siguroi se, protestat e opozitës do të vijojnë kundër paligjshmërisë së qeverisë.

?Përsa i përket deputetit Strazimiri unë jua thash dhe herë tjetër, është një lojë që zhvillohet për të të tërhequr vëmendjen nga gjërat kryesore, nga beteja kryesore që ne kemi me paligjshmërinë që ka kapur këtë klasë politike në mazhorancë, e cila ka mbushur jo vetëm parlamentin me kriminelë jo vetëm adminsitartën publike me kriminelë, por deputetët e tyre vrasin publikisht qëllojnë me armë duke lënduar njerëz të pafajshëm. Pra e gjithë kjo bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk kishte pse të kishte armë? theksoi ai.

Për procedimin penal të tij dhe të 8 deputetëve të tjerë Arben Ristani tha se, nuk është njohur me këtë kallëzim, por nënvizoi se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshmë në protestë.

Share This Video


Download

  
Report form