#rtvora
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat ka njoftuar se PD ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari.
Sipas Spahos, Jahollari ka zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës, për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Kamëz.
Deklarata e Spahos:
Padurimi i Edi Ramës për të kontrolluar çdo pushtet në vend dhe, nëpërmjet tij, të grabisë çdo pasuri të vendit, e ka shtyrë atë në thellimin e paligjshmërisë së 30 Qershorit, duke urdhëruar prefektin e Tiranës të uzurpojë kompetencat e pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës.
Këshilli Bashkiak i Kamzës ishte thirrur për konstituim në datën 14 Gusht nga Sekretari aktual i Këshillit, por, në shkelje flagrante të ligjit, Prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës.
Ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual, por, megjithëse ai e ka ushtruar atë rregullisht, duke thirrur konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës brenda afatit, përfaqësuesja e Edi Ramës ka vendosur të cënojë autonominë e pushtetit lokal dhe të uzurpojë kompetencën e sekretarit të këshillit bashkiak.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të paligjshëm të Prefektës së Tiranës, duke e konsideruar atë një ndërhyrje flagrante të qeverisë në ushtrimin e kompetencave të pushtetit lokal. Për këtë arsye, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari. Duke zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës, ajo ka shpërdoruar detyrën dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Mbledhja e paligjshme e Këshillit Bashkiak të Kamzës është një rast më shumë që tregon se kryebashkiakët ilegjitimë të 30 Qershorit nuk do t?i shërbejnë interesit publik, nuk do të marrin vendime në interes të qytetarëve. Ata do të jenë vetëm disa kukulla të tjera në duart kriminale dhe hajdute të Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbatoi-urdherin-e-rames-pd-kallezon-penalisht-prefekten-e-tiranes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz