13 Operacione të koduara janë finalizuar nga policia brenda një jave, nga të cilat janë arrestuar 50 persona.
Të arrestuarit pritet të gjykohen për veprat penale: ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë?, ?Prostitucion?, ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Vjedhje në bashkëpunim?, etj.
Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bëjnë me se gjatë 13 operacioneve janë sekuestruar 8 armë zjarri, 3 krëhëra, 4.607 fishekë, 6 mina me telekomandë, 1 snajper, 3 kg lëndë të dyshuara si tritol, 100 kapsolla detonator, si dhe rreth 64 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe automjete, telefona celularë dhe peshore elektronike.