Report TV - Halimi: Rama thelloi paligjshmërinë gënjeu sy më sy sot Europën

Report TV 2016-03-30

Views 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka akuzuar Kryeministrin e vendit, Edi Rama se sot gënjeu sy më sy Komisionerin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn dhe vetë Bashkimin Europian.

Në një dalje për mediat, nga selia e Partisë demokratike, Halimi ka thënë se Rama thelloi palogjshmërinë e tij, pasi ai pohoi se do të qëndrojë mbi ligjin e Kushtetutën.

?Rama gënjeu kur tha se do të zbatojë Kushtetutën. Kuvendi nuk mund të vejë në diskutim Kushtetuesen. Rama gënjeu Europën sot sy më sy. Kuvendi i dorëzon shkeljet në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja ka të drejtë të vendosë mbi mbarimin ose jo të mandatit. Rama refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Edhe sot Rama mbroi oligarkët e tij dhe dhunoi kushtetutën, gjykatën dhe shtetin ligjor. Rama thelloi paligjshmërinë duke pohuar se ai qëndron mbi ligjin e kushtetutën. Thelloi hendekun e një grushti plackitësisht që shkelin ligjin me popullin e varfër? tha Halimi.

Ai shtoi se, PD është e vendosur që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form