Report TV - Ja 10 gjyqtarët që duhet të dorëzojnë armët, mes tyre dy gra

Report TV 2016-04-02

Views 0

Këta janë 10 gjyqtarët e Gjykatës Penale në Tiranë të cilët brënda datës 10 prill 2016 duhet të dorëzojnë pranë komisariatit numër 2 armët me leje të marra në përdorim.

ReportTV ka siguruar një kopje të shkresës dërguar gjyqtarëve mes tyre Artan Zeneli, Matin Doda, Përparim Kozeli, Gentjan Çela, Dritan Broci, Kreshnik Omari, Majlinda Data, Alkelina Metushi, Sokol Tona.

Siç shihni në listën prej 10 gjyqtarësh dërguar më 25 mars në sekretarinë e gjykatës penale në Tiranë ndër togat e zeza të pajisura me armë sipas komisariatit numër dy rezultojne dhe dy gjykatëse Data dhe Metushi.

Sipas kësaj shkrese afati për të dorëzuar vullnetarisht armët është data 10 Prill 2016, në të kundërt ata do të procedohen sipas penaliteteve që parashikon ligji i ri 74/2014.
Burime nga policia e Tiranës i thanë ReportTV se që pas denoncimit publik në media të deputetit Gent Strazimiri me armë në polici janë dorëzuar rreth 70 armë me leje vetëm në kryeqytet ndërsa në total numri i atyre që duhet të kthejnë armën pas ligjit të ri është 350 funksionarë.

Deputeti Strazimiri u kallëzua në polici për akuzën e armbajties pa leje në protestën e opozitës tek parku i liqenit, ndërsa pas 5 ditësh prokuroria ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta ndjek penalisht, pushojë apo marrë masë administrative me gjobë ndaj tij.

Share This Video


Download

  
Report form