Report TV - Po divorcohej me gruan, djali vret me thikë babain në ish-bllok

Report TV 2016-04-05

Views 2

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e vona të mbrëmjes së kësaj të hëne kryeqytetin.

Një djalë 23 vjeç për shkak të konfliktit në familje dhe divorcit mes prindërve ka qëlluar me mjet prerës, thikë, babain e tij 50 vjeç Artur Kurti.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur rruga ?Zef Jubani?, në afërsi të shkollës ?Dëshmorët e Lirisë?, tek pallati ?Bion?, në katin e gjashtë ku djali është konfliktuar me babain dhe e ka goditur këtë të fundit disa herë me thikë.

Policia saktëson se 50-vjeçari është future në shtëpi me një thikë në duar, mjet me të cilin është qëlluar për vdekje nga djali i tij.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe daja i autorit të krimit, Leonard Ristani.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat që kanë çuar në këtë krim të rëndë brenda familjes.

Share This Video


Download

  
Report form