Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ku pas një konflikti në familje, për shkak të divorcit, ngjarja ka përfunduar me një përleshje me thika mes tij dhe djalit.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën ?Zef Jubani?, në afërsi të shkollës ?Dëshmorët e Lirisë?, tek pallati ?Bion?, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ku ka gjetur vdekjen Artur Kurti.
Sipas policisë, viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin Leonard Ristani.
Më pas në përleshje e sipër Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes djalit të viktimës Jurgen Kurti që është djali i viktimës.