Ndërsa një studio ekspertësh kontabël ndërkombëtar e kontraktuar nga qeveria shqiptare, denoncoi në një raport të gjitha shkeljet kontraktuale të bëra nga kompania ?Cez Shpërndarje?, ministri i energjitikës njëkohësisht kreu i negociatorëve, pranoi të dorëzohet në duart e Cez, duke pranuar t?i paguajë një faturë 96 milionë euro. Ky përbën kulmin, pasi sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi që Cez i ka shkaktuar shtetit shqiptar kapërcen 350 milionë euro. Pikërisht mbi këtë kontradiktë skandaloze Prokuroria e Përgjithshme po heton Damian Gjiknurin për shpërdorim detyre. ?Shqiptarja.com? pati mundësinë të lexojë për herë të parë dorën e plotë.
Sipas dokumentavë ministri Gjiknuri është paraqitur plotësisht i butë në të gjithë fazën e negociatave, duke u vënë në dizpozicion të drejtorave dhe juristave të ?Cez a.s?, pa hapur gojën të bëjë qoftë edhe një kërkesë të vetme, si përfaqësues i interesit të Shtetit Shqiptar. Gjiknuri, ka negociuar dhe ka firmosur gjithçka që përfaqësuesit e kompanisë çeke ?Cez a.s? i kanë vënë mbi tavolinë si kredi investimi etj, ndërkohë që vetë ministri si kryetari i grupit negociator prej 14 anëtarësh, nuk ka hedhur mbi tavolinë asnjë dokument me kërkesa ekonomike që Shteti Shqiptar duhet të bënte ndaj çekëve të ?Cez a.s?.