Report TV - “Gjoba” e Strasburgut, Shqipëria u paguan 7.5 mln € ish-pronarëve

Report TV 2016-04-07

Views 7

Një vendim tjetër është dhënë ditën e enjte nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg kundër shtetit shqiptar.

Në total, në tri çështje gjyqësore, Shqipëria është detyruar të paguajë 7 milionë e 474 mijë e 600 euro për të dëmshpërblyer ish-pronarë dhe trashëgimtarë të tyre, prona e të cilëvë eshte njohur nga gjykatat, por të cilët nuk kanë marrë kompensim, ose kanë marrë kompensim jo të drejtë për shpronësimin e tyre nga regjimi i mëparshëm.

Trashëgimtarët e pronarëve, të grupuar në dosjen Halimi do të marrin 754.300 euro dëmshpërblim, plus 850 euro për shpenzime gjyqësore që kanë qenë të detyruar të bëjnë.

Personat kërkues, të grupuar në disa dosje të tjera, do të paguhen si më poshtë:

? Aliçka e Vasha 3.200 euro
? Tahiri 34.300 euro
? Theodhosi 11.800 euro
? Nisha etj 31.300 euro
? Benussi 719.000 euro

Ndërkohë, ?pjesën e luanit? në vendimet e fundit e kanë marrë trashëgimtarët e dosjes Karagjozi, për të cilët shteti shqiptar do të jetë i detyruar të paguajë 5 milionë e 919 mijë euro dëmshpërblim, si dhe 850 euro të tjera për shpenzime gjyqësore.

Shqipëria ka tre muaj afat të kundërshtohë vendimet, por zakonisht ato nuk kanë ndryshuar. Pas kësaj, për çdo ditë vonesë në pagesat, shteti do të ngarkohet edhe me pagesën e një interesi 3% + normën e interest bazë të Bankës Qendrore Evropiane.

Share This Video


Download

  
Report form