4% e popullatës diabetikë, mjekët e familjes do pajisen me çantë mjekësore

Ora News Lajme 2016-04-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ditën Botërore të Shëndetit, autoritetet shëndetësore i kushtuan rëndësi sëmundjes së diabetit. Statistikat në vendin tonë tregojnë një rritje të frikshme të të prekuve, 4% e popullatës janë diabetik dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e dinin që ishin të prekur nga kjo sëmundje. Gjatë një takimi me mjekët në spitalin rajonal të Fierit, Ministri Beqaj ftoi qyterarët të kryejnë kontrolle periodike, ndërsa bluzat e bardha pajisen me një çantë mjekësore me medikamente dhe materialet bazë.
OBSH vlerëson se 1 në 11 persona në nivel global janë diagnostikuar me diabet.
Për vendin tonë, sipas të dhënave të fundit të kontrollit bazë të shëndetit 37% e atyre që kanë bërë check-up kanë rezultuar me hipertension arterial dhe 4% me diabet.
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministri Ilir Beqaj zhvilloi një takim me mjekët e spitalit rajonal të Fierit dhe ftoi popullatën përkontrolle periodike për të parandular dhe për të kapur në kohë sëmundjen.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/4-e-popullates-diabetike-mjeket-e-familjes-do-pajisen-me-cante-mjekesore/

Share This Video


Download

  
Report form