26 bashki të vendit janë pa plane zhvillimore dhe nuk mund të japin leje ndërtimi me përjashtim të 9 rasteve të specifikuara në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit. Por Agjencia Kombëtare e Territorit në vendimin e zbardhur specifikon se cilat kushte duhen përmbushur nga një aplikues për tu përfshirë në një nga këto 9 raste përjashtimore që mundëson lejen e ndërtimit. Dokumenti i përgatitur nga AKT, i quajtur ?Akti i Konformitetit? përcakton rastet.
Punime të infrastrukturës quhet çdo zhvillim i ri, me investim publik ose privat, për ngritje rrjetesh shërbimi ose sigurie publike, të rrjetit elektrik, rrjeteve të ujësjellësit, të kanalizimit, të ngrohjes, të telefonisë, internetit, të kanaleve të kullimit apo kanaleve të ujitjes, leje të sinjalistikës rrugore etj, nga operatorë publik/privat që ofrojnë apo synojnë ofrimin e shërbimeve publike/private sipas legjislacionit në fuqi. Struktura publike quhet struktura, sipas përkufizimit të Ligjit të Planifikimit të Territorit, të financuara nga fonde publike.