Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar pas lajmit se Presidenti i vendit, Bujar Nishani do të shkojë pranë kodrave të liqenit arftificial, vizitë në të cilën ai do të japë mbështetjen e tij për qytetarët të cilët po protestojnë kundër tij.
Teksa ka folur në prezantimin e planit për sheshin ?Skëndërbej? me banorët e Njësisë 10, Veliaj ka thënë se Presidenti me këtë lëvizje po bëhet qesharak, duke i shërbyer partisë së tij, por i ka bërë edhe një pyetje, se përse ai nuk jep vilën e tij për argëtimin e fëmijëve të kryeqytetit.
?Presidenti ka vendosur ta bëjë institucionin qesharak, do i bashkohet Strazimit me patllake në brez që të protestojë. Do hyjë në historinë botërore si presidenti që do prishë lodrat e fëmijëve. Do bëhesh qesharak, në momentin që je zgjedhur je për të bashkuar kombin, jo ta përçash. Presidenti është i vetmi me vilë brenda në territorin e parkut të liqenit. Presidenti po e mbyll karrierën me turp. Mirë do ishte që Nishani të protestonte duke i dhënë vilën e tij fëmijëve për një kopsht ose çerdhe. Ta lirojë hapësirën e parkut për fëmijët. Sot po bëhesh mitingash i rëndomtë i partisë tënde? ka thënë Veliaj.
Përveç kësaj, Veliaj ka sfiduar Presidentin e vendit që të shkojë tek pallati 17-katësh, tek diga, të nisur së ndërtuari nga administrate e bashkisë së kaluar të Tiranës, por që është kundërshtuar në gjykatë nga administrate e drejtuar nga Veliaj.
?A do shkojë presidenti tek pallati 17 katësh tek diga?? Jo, pasi pronari është pronari i shtëpisë ku rrin Saliu, fëmijët e tij dhe shpura e tij. Nëse është i drejtë, të shkojë tek pallati ku u prenë 234 pemë. Presidenti nuk ka dhuruar asnjë pemë? ka shtuar ai.
Sipas kryetarit të Bashkisë, konsultimi me banorët për sheshin Skëndërbej do të vijojë ku tha se, çdo rrugë e re do të ketë korsi për biçikleta ndaj duhet hequr dorë nga opsioni për makinat.
?Kemi humbur traditën e xhiros së famshme. Hapësira më e madhe për qytetarët në shesh. Filozofia jonë, qytet për njerëzit. Çdo projekt i mirë ka kundërshtarët e vet. Po punohet në gjithë Tiranën, ka humbur mjaft kohë. Po punojmë në më shumë se 20 kantiere. Do i shtojmë vlerën Tiranës. Investimet shtojnë vlerën e pronave? ka thënë ai.