Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takoi protestuesit e Shoqërisë Civile në vendin ku po ndërtohet këndi i lojërave te Liqeni Artificial i Tiranës. Kreu i shtetit u shpreh se ndaj parkut po bëhet vandalizëm, ndërsa theksoi se po nis një lëvizje për emancipimin e qytetarëve.
Sipas tij, fëmijëve, qytetarëve dhe vetë qytetit të Tiranës, po i prishet parku i vetëm i gjelbër.
?Ju jeni për të mbajtur gjallë shpresat. Jam këtu sot për tu solidarizuar me këtë lëvizje qytetare të këtyre qytetarëve, djemve dhe vajzave mendje hapur, me shpirt he zemër perëndimore. Por kur vjen këtu, padyshim që reagimi i parë është i trishtë. Ky vandalizëm që po i bëhet parkut, të vetmes pasuri qetësie, është i papranueshme. T?u marrësh dhe tu prishësh fëmijëve të Tiranës, parkun e vetëm dhe pronën e vetme publike, është vandalizëm me të cilën nuk mund të pajtohet askush. U takon në radhë të parë qytetërëve të Tiranës, djemve e vajzave, mendjehapur, për t'i rezistuar vandalizimit dhe vandalëve. Kjo lëvizje qytetare shkon përtej kauzës së vetme të parkut të liqenit, tashmë po lind dhe po nis një lëvizje qytetare për emancipim, civilizim, dhe unë ju përgëzoj për këtë?, tha Nishani.
Ai inkurajoi përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të mos lodhen për mbrojtjen e parkut.
Nga Parku i Liqenit, Nishani i është përgjigjur edhe akuzave të Veliajt. Ai tha se kryebashkiaku i Tiranës përdori një fjalor rrugaçëror ndaj tij.
S?marrin pagat, punëtorët e Ballshit
në protestë: Qeveria të ndërhyjë
Punëtorët e uzinës së Ballshit kanë protestuar sot përpara godinës së Institucionit të Prefektit të Qarkut të Fierit, pasi kanë muaj që nuk marrin pagat e tyre për punën që kanë bërë në këtë uzinë.
Sipas protestuesve, Prefekti duhet të ndërmjetësojë me qeverinë që problemi i tyre të zgjidhet dhe ata ti rikthehen jetës normale, pasi nuk kanë të ardhura të tjera për të mbajtur familjet e tyre.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra punonjës të kësaj uzine, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë një dakordësi me administratorët e uzinës për tërheqjen e pagave.