Debati për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti voton sot dërgimin ne Gjykate Kushtetuese te mandateve te dy deputeteve socialiste Valentina Leskaj e Rakip Suli; votim i cili bën te mundur rifillimin e punës per reformën ne drejtësi dhe kthimin e opozitës ne komisionin e reformës. Por ndërsa reforma ne drejtësi ka ecur ngadalë gjate javëve te fundit dhe pas çdo dite te vetme pune janë dashur jave te tera me negociata; socialisti Ben Blushi ka ngritur disa pikëpyetje rreth kësaj reforme. Blushi ka sjelle si shembull ligjin e ri te pronave, i cili nuk shmangu gjobat nga Gjykata e Strasburgut per te paralajmëruar dështimin e reformes ne drejtësi. Si rrallëherë ne Parlament, qëndrimi i Blushit nuk u kundërshtua nga ministrat e kabinetit Rama dhe Arben Ahmetaj u çua ne foltore per theksuar vullnetin e qeverise per te realizuar këtë reforme. Pas dërgimit te mandateve ne Gjykate Kushtetuese pritet qe opozita te marre pjese ne mbledhjen e komisionit neser e te vazhdoje puna per reformën e cila është bllokuar qe prej 24 marsit.

Share This Video


Download

  
Report form