http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miratimit te rezolutës per Shqipërinë ne Parlamenti Europian, ku reforma ne drejtësi theksohet si kusht kryesor qe duhet te plotësoje Shqipëria per çeljen e negociatave, eurodeputeti Knut Flankenstain, gjendet me Shqipëri per takime me palët e përfshira ne proces. Per rreth 40 minuta raporteri per Shqipërinë, i shoqëruar nga Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, u takua me kreun e Kuvendit Ilir Meta, nga i cili u informua mbi ecurinë e procesit te reformës.?Këtë radhë ishte një takim informal, ku mora informacion se si po vijon ky proces i rëndësishëm i reformës në gjyqësor. Jam i lumtur që mora lajme inkurajuese, sipas të cilave procesi mund të ecë përpara dhe kjo do të jetë shumë mirë për ju dhe shumë i mirë për ne gjithashtu?.Me herët eurodeputeti është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe në axhendë është edhe një bisedë me kreun e opozitës Lulzim Basha. Gjate debatit ne Parlamentin Europian, para miratimit te rezolutës, komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, deklaroi se miratimi me konsensus politik i reformës ne drejtësi, çka rrit sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit ne vend, e afron Shqipërinë me familjen europiane.