Report TV - Basha: Rama ka ndërtuar 2 Qeveri një të mjerimit dhe një të luksit

Report TV 2016-04-23

Views 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot gjatë takimit që zhvilloi me tregtarë dhe banorë të Rrëshenit, se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar dy Shqipëri, "atë të mjerimit për qytetarët dhe të luksit për qeveritarët".

?Ja si i kanë ndërtuar dy Shqipëri. Një Shqipëri të vuajtjes, të mjerimit, të padrejtësisë, të arbitraritetit e të gjobave për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, pa dallim demokrat dhe socialistë. Dhe një Shqipëri të oligarkëve si Koço Kokëdhima që del para gjykatës dhe thotë: Po pse po më dënoni për vetëm 2 milionë lekë?, tha Basha.

?Po sigurisht se është mësuar Koço 2 milionë këtu, 20 milionë atje, 200 milionë këtu, Albpetrolin atje, ARMO-n këtu, sarajet atje dhe i duket çudi që ligji mund ta kapë edhe për 2 milionë, ndërkohë që shqiptarët janë dergjur burgjeve edhe për 3 mijë lekë të reja?, shtoi kreu i PD-së.

Ai i paraqiti qytetarëve edhe disa pika të programit të PD-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS