Report TV - Salianji: Edi Rama ka ndërtuar një sistem korrupsioni për të vjedhur shqiptarët

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në një deklaratë për medien deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Kryeministrin, Edi Rama se ka krijuar e ndërtuar një sistem korrupsioni për të vjedhur shqiptarët e më pas për të blerë votat e tyre. Nga ana tjetër Salianji akuzon shoqërinë Gjici se ka përfituar miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve:

Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqipërinë dhe shqiptarët, e më pas për ti përdorur këto para për të vjedhur zgjedhjet e për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Sot po ju paraqesim fakte sesi Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të Edi Ramës, i pangopur ka përfituar 25.2 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po si i ka përfituar? Shoqëria Eurogjici security shpk, zotërohet nga Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë Shoqëria,Tony Security shpk, pavarësisht se zotërohet 100% me letra nga Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person, pra nga Gjici.

Ervin Salianji

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS