http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2000 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora për të tretin vit radhazi, do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën e punës pranë administratës publike. Kryeministri Rama tha se ligji i ri i ndërton një sistem të ri, pasi prej shumë vitesh, administrata ka qenë nën varësinë e partive politike. Konkurset për të qenë pjesë e administratës publike sipas Ramës, janë të rëndësishme e po ashtu, eksperienca e të rinjve është faktor kyç në përzgjedhjen e tyre. Këto deklarata, kreu i mazhorancës i bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale për prezantimin e projektit të intershipit në administratën publike.Për ministrin Blendi Klosi, kjo praktikë do të ndikojë drejtpërdrejtë ne punësimin e të rinjve.