Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk zgjati shumë konsensusi mes dy partive të mëdha për reformën në drejtësi.Edhe pse disa ditë më parë rinisja e dialogut politik shënoi një kompromis të rëndësishëm, pasi palët ranë dakord për disa çështje të rëndësishme si për funksionimin e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, palët kanë ngecur sërish. Burime pranë ekspertëve politik të reformës bëjnë me dije se konsensusi për reformën në drejtësi ka ngecur për shkak se palët nuk bien dakort kryesisht me çështjet që lidhen me ngritjen e institucioneve të reja.
Ekspertët amerikanë të OPDAT dhe ato europianë të EURALIUS, kanë marrë në dorë çështjet teknike të lëna nga politika, për reformën në drejtësi, po pa mundur t?u japin zgjidhje.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, palët politike u dakortësuan për çështjet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, ndonëse sërish dhe këtu ekspertët kanë akoma për të bërë, por ndahen në çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të reja.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vetem-disa-dite-konsensus-per-drejtesine-sdakortesohen-per-institucionet-e-reja/