Mbyllet komisioni për drejtësinë, nuk ka dakordësi për institucionet e reja

Ora News Lajme 2016-04-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Reformën në Drejtësi ku nuk është arritur të merret vendim në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja, si ajo për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas takimit, deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se palët kanë gjetur dakordësinë në disa prej 10 pikave të diskutuara kryesisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit, duke përmendur këtu ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe të Prokurorisë Speciale për luftën ndaj korrupsionit.
Halimi: Përfundoi faza e parë e diskutimeve mbi 10 çështjet e dialogut politik dhe në këto 10 çështje përfshihen edhe dy komponentët kryesor të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Është një komponent i luftës antikorrupsion në sistemin e drejtësisë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Komponenti tjetër ka të bëjë me arkitekturën e sistemit për krijimin e institucioneve të përhershme. Në këtë komponent ka disa mosdakordësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbyllet-komisioni-per-reformen-zgjedhore-nuk-ka-dakordesi-per-disa-ceshtje/

Share This Video


Download

  
Report form