Humbjet e energjisë në rrjet bien me 7% për 2015, shpenzohet shumë për ngrohje

Ora News Lajme 2016-04-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e Shpërndarjes gjatë 2015 kanë rënë me 7 %, duke arritur në 31.3 %, i cili konsiderohet niveli më ulët në 5 vitet e fundit.Të dhënat vinë nga Raporti i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2015. Mungesa e termoizolimit në banesa ka bërë që pjesa më e madhe e energjisë elektrike të përdoret për ngrohje gjatë dimrit.
Humbja e energjisë elektrike në rrjetin e Shpërndarjes gjatë 2015 ka arritur në nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit.
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka publikuar raportin vjetor, ku konstatohet se gjatë viti që lamë pas humbjet janë ulur me 7%, duke arritur në 31.3% .
Për vitin 2016, OSHEE parashikon të ulë humbjet deri në 27-28 %, por sipas ekspertëve ky nivel është më i vështirë për tu arritur pasi kërkohen më shumë investime në rrjet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/humbjet-e-energjise-ne-rrjet-bien-me-7-per-2015-shpenzohet-shume-per-ngrohje/

Share This Video


Download

  
Report form