“Shumë përfitime nga BE, mos dilni nga unioni” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te njëjtën mënyrë per t?i kthyer përgjigje ideve te ministrit britanik te drejtësisë Majkell Gove, qe ka bere apel për largimin e vendit te tij nga BE-ja, duke etiketuar Shqipërinë si nje shembull per t?u ndjekur nga Britania. Përmes nje editoriali me titull ?Është absurde te tërheqësh Shqipërinë ne betejën per Brexit?, ne britaniken ?The Times?, kreu i qeverise shqiptare, falënderon ministrin per dozën e mire te publicitetit dhe thekson se vlerat e unionit dhe përfitimet prej tij, janë te pazëvendësueshme.Jo vetëm që BE-ja ka ideale dhe vlera që edhe ne aspirojmë t?i kemi, por aspirata për anëtarësim në BE e të gjithë rajonit e ka bërë të pamundurën të mundur. Për shkak të këtyre aspiratave ne kemi ndryshuar historinë tonë të gjatë të luftërave dhe konflikteve të përgjakura e kemi hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi. Është për shkak të këtyre aspiratave për t?u bërë anëtarë të BE-së, që unë shkova në Beograd në vitin 2014, në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në këtë vend në gjashtëdhjetë e tetë vjet. Dhe ishte po e njëjta aspiratë që e solli Kryeministrin Aleksandar Vuçiç në Tiranë, në atë që ishte vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.Pasi shtjellon disa nga përfitimet e munguara per shqiptaret jashtë unionit, te cilat i gëzojnë britaniket dhe gjithë shtetasit e vendeve te BE-se, Rama e përmbyll artikullin ne ?The Times? me thirrjen për te votuar kundër daljes nga unioni.Nuk mund të jem veçse i habitur që Britania të shohë si model bashkëpunimi me Bashkimin Europian marrëdhënien e sotme mes Shqipërisë dhe BE. Nëse ne që e kemi provuar duam ta ndryshojmë këtë model dhe të anëtarësohemi në BE, përse ju doni të dilni jashtë Bashkimit? Sigurisht që në fund të fundit gjykimi mbetet i juaji. Do të jenë britanikët ata që do të zgjedhin për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian, apo për të dalë nga ky Bashkim. Por ky vendim sigurisht që do të ketë një impakt më të gjerë se vetëm Britania e Bashkuar. Si një mik dhe dashamirës i Britanisë, unë shpresoj sinqerisht se ju do të votoni për të qëndruar pjesë e Bashkimit Europian.Sipas kryeministrit, qëndrimi i Britanisë ne BE është gjëja më e mirë për Europën, por edhe për Shqipërinë.

Share This Video


Download

  
Report form