“Terrorizmi”, ashpërsohen masat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ashpërson masat ne luftën kundër terrorizmit. Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj te posaçëm per kontrollin e rrepte te kufijve shqiptare, ku zhvillimet e fundit me refugjatet kane bere qe t?i kushtohet rendësi e veçante sigurisë. Për këtë në draft futet dhe koncepti i ri i rregulluar, i refuzimeve të daljes. Kjo konsiston kryesisht në parashikimin e dispozitave që do të mundësojnë bllokimin dokumenteve të udhëtimit veçanërisht lidhur kjo me rastet e xhihadizmit dhe terrorizmit. Sipas projektligjit të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtën të dalin nga vendi i tyre dhe të kthehen në të, përveç rasteve të veçanta të përcaktuara, të lidhura me dyshimet e rasteve të terrorizmit. Ajo qe bie ne sy janë verifikimet me dy vija. Verifikimet e vijës se dyte sipas projektligjit bëhen ne ambiente te ndara dhe u aplikohet personave për të cilët ka dyshime se shkelin ligjin. Kur aplikohet ky verifikim, personat informohen në mënyrë të përshtatshme për procedurën, duke u siguruar atyre dhe një dokument të shkruar.Sipas draftit ka rregulla të veçanta për shtetasit shqiptarë, shtetasit e BE-së, Zonës Ekonomike Evropiane, Zvicrës, Andorrës, Monakos dhe San Marinos dhe për familjarët e të gjithë këtyre kategorive. Parimisht ata kalojnë në verifikime minimale por nuk përjashtohen nga kontrollet tërësore. Si element i ri futen dhe Pikat e Përkohshme të Kalimit Kufitar. Ato shërbejnë për zbatimin e projekteve ndërkufitare, si kulturore, turistike, shkencore apo sportive por edhe per ushtrime të emergjencave civile.

Share This Video


Download

  
Report form