Report TV - Mazniku: Sheshi “Skënderbej” vend i të gjithëve, dëgjesa me çdo njësi

Report TV 2016-04-29

Views 2

Bashkia e Tiranës ka vijuar turin e prezantimit dhe dëgjesave për projektin e sheshit ?Skënderbej? me banorët e Njësisë Administrative nr. 11.

Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitekt e urbanistë, si edhe qytetarë të kësaj njësie. Në fjalën e tij, Mazniku theksoi angazhimin e Bashkisë për të ndërhyrë dhe transformuar hapësirat publike nga ato më pak publike siç janë zonat mes pallateve e deri tek zonat e rëndësishme jo vetëm për banorët e Tiranës por dhe më gjerë, siç është sheshi ?Skënderbej?.

Nënkryetari i Bashkisë theksoi më tej rëndësinë që ka sheshi ?Skënderbej? për çdo qytetar. Ai shtoi se është i nevojshëm zhvillimi i dëgjesave publike me banorët e çdo zone në mënyrë që ky projekt, jo vetëm të bëhet publik dhe i njohur për këdo, por edhe për të marrë prej tyre vërejtjet apo sugjerimet që mund t?i shërbenin përmirësimit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form