Dyzetmijë banorë dhe biznese në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri (ish Këneta) nuk do të vuajnë më ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar, defekteve të shpeshta teknike dhe nivelit të tensionit në rrjet.
Me një investim prej 6,5 milionë dollarë është ndërhyrë në rrjetin ekzistues, ku nuk ishin kryer investime prej 50 vitesh dhe janë ndërtuar dy fidera të rinj 20 kV Spitallë-Durrës dhe rrjeti i ri 20kV në zonën e ish Kënetës. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë, ku u njoh nga afër me këtë investim.
Në këtë zonë ka përfunduar shtrimi i mbi 130 kilometra linjë e tensionit të mesëm 20 kV dhe ABC, është sistemuar rrjeti ekzistues dhe janë ndërtuar i 36 kabina të reja dhe 2000 shtylla. Rrjeti i ri, i ndërtuar në formë unazore, do të sigurojë vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike, eliminon luhatjet e theksuara të tensionit që jo rrallë ka shkaktuar dëme në pajisje, si dhe humbjet në rrjet, që për vitin 2016 parashikohen të ulen në nivelin e 20%.
Një nga banorët e zonës, e njohur si një nga zonat informale të vendit ku kanë munguar investimet, tregoi situatën tepër të rëndë të furnizimit me energji.
?Është investim i paparë. 20 vjet nuk ka pasur drita këtu. Merrnim në telefon kur binte shi dhe pyesnin ?ka drita? dhe nuk shkonim në shtëpi, rrinim në lokale, se ku do shkoje. Tani, ky ishte një investim kolosal. 2 vjet pa drita, tani me drita. Më kujtohet kur erdhët ju tek te Pallati i Sportit, pashë 2-3 super të Saliut. I thashë ?po ti do vish?. Si kam dhënë votën, më tha, por tani do t?ia jap votën se kam drita, vetëm për atë që bëri për dritat?, u shpreh ai.
Edhe në këtë zonë, investimet janë realizuar nga OSHEE falë edhe rritjes së ndërgjegjësimit qytetar për të paguar energjinë e konsumuar, të cilat tashmë po i rikthehen qytetarëve në investime në rrjet.
Arkëtimet në raport me vitin 2013 janë rritur pothuaj 4 herë. Krahas këtij investimi, në Durrës janë në proces investime shumë të rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes për 30 vitet e ardhshme.