Pranë aerodromit të Kuçovës të hapet një muze me mjete fluturuese dhe njërit prej tyre t?i vihet emri i pilotit të ndjerë Donald Hoxha.
Ky ishte propozimi që bëri në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë Selfo Kapllani, ku iu dorëzua edhe familjarëve të pilotit të ndjerë, titulli ?Qytetar Nderi?.
Vendimi që Hoxha të shpallej ?Qytetar Nderi? është marrë në 9 prill, në një mbledhje të thirur jashtë radhe.
Në mbledhjen e sotme, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë, mes tyre edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, përfaqësues të aerodromit dhe familjarë të pilotit Hoxha.
Koçi tha se propozimi i kryebashkiakut do të merret parasysh.
Donal Hoxha humbi jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin udhëtonte u rrëzua në liqenin e Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, më 6 prill.
Në aksident humbi jetën dhe piloti tjetër kapiten Floran Delia ndërsa shpëtoi ushtari profesionist Gerald Baramuça.