Report TV - Mbyllen dyqanet e mishit në qytetin e Kuçovës, shkak është bërë AKU

Report TV 2018-05-04

Views 1

Mbyllen të gjitha dyqanet e mishit në qytetin e Kuçovës.
Shkak për këtë është bërë bllokimi i dy thertoreve në këto zona nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Pronarët e thertoreve shprehen se plotësojnë kriteret, por nuk e dinë arsyen e një mase të tillë.

Ata thonë se kanë kërkuar shpjegim për situatën, por askush nuk i përgjigjet.

Që prej një jave dyqanet e tregëtimit të mishit në qytetin e Kuçovës nuk punojnë.

Një pjesë e tyre kanë mbyllur dyertë, ndërkohë që të tjerë janë gati të mbyllen, pasi nuk kanë se çfarë të tregëtojnë.

Shkak për këtë është bërë bllokimi i dy thertoreve që ndodhen në këtë zonë nga AKU.

Tregëtarët e mishit në qytetin naftëtar shprehen se kanë trokitur në dyertë e AKU-së në Berat, pranë bashkisë së tyre në Kuçovë, por askush nuk u jep asnjë informacion se ku do ti kryejnë therrjet e mishit në kushtet ku thertoret nuk funksionojnë.

Sakaq, nga ana tjetër pronari i një prej thertoreve që ndodhet në këtë zonë shprehet se e ka hapur aktivitetin vetëm një vit më parë, pas përmbushjes së kritereve për liçensimin e thertoreve, ndërkohë që pa asnjë shpjegim, i është mbyllur aktiviteti.

Share This Video


Download

  
Report form