Basha: Jo reformë në letër! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa reforma ne drejtësi ka hyre ne nje faze te re, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përvijuar qëndrimin e Partisë Demokratike pro nje reforme qe lufton korrupsionin e krimin. Ne përfundim te Samitit te Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, Basha ka zgjedhur te vendose theksin tek zbatimi i kësaj reforme.?Jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysmë kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia. Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t?i çojnë para drejtësisë?.Lideri i opozitës ka denoncuar ne Bruksel korrupsionin qe sipas tij është nje fenomen i përhapur kudo, ndërkohe qe ka theksuar rëndësinë qe ka procesi i dekriminalizimit per demokracinë shqiptare.?Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç e parashikon ligji?.Basha ka diskutuar ne Bruksel edhe çështjen e zgjedhjeve te lira, duke theksuar se Shqipëria nuk mund te hape negociatat per anëtarësim pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Share This Video


Download

  
Report form