Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim, që rezulton të jetë një ndër anëtarët e bandës së Admir Tafilit i dënuar për një sërë veprash penale është arrestuar në zonën e Qafë-Thanës mbrëmjen e së hënës nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me policinë.
Klajdi Shermadhi me banim në Elbasan akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Ai u arrestua pasi ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar masë sigurie të arrestit me burg.
Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Cakmadhit në 5 nëntor të vitit 2013, ku Shermadhi akuzohet si bashkëpunëtorë me të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni dhe Alfred Qefalinë.Ai akuzohet për veprën penale ?Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje?
Ndërkohë, nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili jepte urdhrat nga burgu ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të tjera krime.