Report TV - Pollo:I kërkuari i drogës në Greqi drejtori i transportit Sarandë

Report TV 2016-05-11

Views 2

Sipas deputetit demokrat Genc Pollo, i kërkuari i drogës në Greqi është Klemend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report TV Pollo tha se Balilin e denoncuam më 8 maj të 2014 si të lidhur me krimin

Pas kapjes së 678 kilogramë kanabis në ishullin e Zakynthos në Greqi, policia greke ka deklaruar shpartallimin e një bande trafikantësh shqiptaro-greke. Policia helene ka dy ditë që ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë vendin ku janë arrestuar 15 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 10 grekë. Sipas medias greke që ka zbardhur detaje nga ky operacion ky grup zhvillonte trafik ndërkombëtar të drogës dhe drejtohej nga një shqiptar.

Sipas medias helene K.B. është një bisnezmen shqiptar 44-vjeçar që banon në Sarandë me lidhje shumë të forta në politikën shqiptare. Madje po sipas medias greke biznesmeni K.B njihet si një person që ka financuar fuqishëm një parti politike me influencë në vendin tonë. 44-vjeçari shquhet për një jetë luksoze dhe posedon vila dhe skafe të shpejta.

Po kush është Klemend Balili
Balili njihet si një biznesmen nga qyteti i Sarandës. Sipas burimeve të Shqiptarja.com Balili rezulton të jetë pronar i Resortit luksoz ?Santa Quaranta? në qytetin e Sarandës. Resorti modern turistik është një investim prej 3 milion euro.

Share This Video


Download

  
Report form