Report TV - “Baroni i drogës në Greqi",Pollo: Drejtor i transportit Sarandë

Report TV 2016-05-11

Views 2

Sipas deputetit demokrat Genc Pollo, i kërkuari i drogës në Greqi është Kelmend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report TV Pollo tha se Balilin e denoncuam më 8 maj të 2014 si të lidhur me krimin

"Dje në darkë keni njoftimin e policisë greke për kapjen enjë rrethi trafikantësh droge në të cilin kërkohet një drejtor i trasnporteve të Sarandës si shef i këtij qarku trafikantësh droge. Më 18 maj të vitit 2014 PD e ka denoncuar me emër e mbiemër që është drejtori i transporteve dhe është Klemend Balili. Më kujtohet data, e nxora dhe në faqen time në FB. Europa, Shqipëria e bota ka njerëz që merren me tregun e drogës, përsa kohë ka kërkesë. Por që këta të kenë precedent penalë ,të jenë dënuar nga gjykatat shqiptare e të tjerë, të emërohen drejtorë në drejtori të rëndësishme rajonale, të denoncohen nga opozita dhe të mos iu skuqet faqja asnjërit e të provohet që jo vetëm kanë bërë vepra penale por shfrytëzojnë postin për të mbuluar këto vepra penale dhe të turpërpohet Shqipëria kaq keq. Ndërkohë, kemi një kryeministër që thotë se investoj shumë për imazhin e Shqipërisë? tha ai. Pas kapjes së 678 kilogramë kanabis në ishullin e Zakynthos në Greqi, policia greke ka deklaruar shpartallimin e një bande trafikantësh shqiptaro-greke. Policia helene ka dy ditë që ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë vendin ku janë arrestuar 15 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 10 grekë. Sipas medias greke që ka zbardhur detaje nga ky operacion ky grup zhvillonte trafik ndërkombëtar të drogës dhe drejtohej nga një shqiptar.

Sipas medias helene K.B. është një bisnezmen shqiptar 44-vjeçar që banon në Sarandë me lidhje shumë të forta në politikën shqiptare. Madje po sipas medias greke biznesmeni K.B njihet si një person që ka financuar fuqishëm një parti politike me influencë në vendin tonë. 44-vjeçari shquhet për një jetë luksoze dhe posedon vila dhe skafe të shpejta.

Share This Video


Download

  
Report form