http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas drites jeshile te FIFA-s duke e mirepritur ne gjirin e saj , Kosova do te marre pjese ne eleminatoret e Kupes se Botes Rusi 2018. Per te gjithe tashme shtrohet vetem nje pyetje çfare do te ndodhe me lojtaret te cilet kane lindur ne Kosove apo djemte e kosovareve te cilet mbrojne ngjyrat e kombetareve te tjera? Hipotezat ekzistojne , ne praktike mbetet per tu pare edhe pse disa lojtare si ne rastin e portierit Ujkani, Loret Sadiku , Mergim Brahimi apo Berkant Celina tashme e kane bere duke kaluar te Kosova. Me te rrezikuarat mbeten Zvicra dhe Shqiperia me te paret qe ndoshta e vuajne me shume duke pare nje numer te madh talentesh te cilet jane te inkuadrauar ne ekipet zinxhire te kombetareve dhe nje rrjedhje e mundshme do ti dobesonte shume ato. Kreret e Federates se Futbollit nuk kane hezituar kur kane deklaruar se pas ndihmes qe u kane dhene prej vitesh kombetareve te tjera ndoshta ka ardhur koha qe edhe ato tu kthejne borxhin duke u shprehur se do tu bejne ftese te gjithe lojtareve kosovare . I pari qe ka thene jo eshte Adnan Januzaj i cili ka preferuar Belgjiken. Vemendja me e madhe eshte te 7 lojtaret e Zvicres, Shaqiri , Xhaka , Xhemaili , Tarashaj, Behrami, Mehmedi dhe Kasami ndoshta me dy te fundit me te sfumuar per shkak te origjines nga shqiptaret e maqedonise. Nderkohe Federate Zvicerane e Futbollit eshte hedhur ne sulm ku ne nje daklarate te saj shprehet se keta futbolliste nuk kane te drejte te luajne per Kosoven. Ata nuk ishin fare teme diskutimi ne kongresin e FIFA-s u shpreh kreu i Federates, Peter Gilleron per kete arsye ne supozojme se lojtaret me shtetesi te Zvicres apo Kosoves te cilet jane angazhuar me kombetaren tone ne asnje menyre nuk kane mundesi te luajne ndonjehere per Kosoven. Por nderkohe drejtori i Departamentin Ligjor Robert Braiter e hodhi poshte kete teze duke u shprehur se nese nje lojtar deshiron te ndryshoje kombetare kete e vlereson komisioni kompetent i FIFA-s . Deri tani nuk ka premise se ndonje futbollist deshiron te largohet apo te ndryshoje kombetare.