http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi i drejtësisë shqiptare ka nevojë te ngutshme të përmirësohet, me qëllim sundimin e ligjit në vend dhe afrimin me Bashkimin Europian. Këtë deklaratë kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka bërë gjatë takimeve në Uashington. Sipas tij, reforma do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe klimën për investitorët e huaj.?Ne synojmë hapjen e negociatave për t?u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin.?Kryeparlamentari Meta, vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ne një kohe kur elementë të radikalizuar mundohen të infiltrohen, duke cenuar paqen dhe sigurinë në rajon.?Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbajmë vëmendjen e duhur te Shqipëria dhe në rajonin tonë. Sepse pavarësisht sfidave të mëdha që kemi lënë pas falë edhe kontributit të madh të SHBA-ve që pas rënies së Murit të Berlinit e deri më sot, sërish shohim që kemi sfida po aq të mëdha përpara. Dhe në këtë aspekt, e vetmja mënyrë për t?u përballur më mirë me këtë sfida është që të punojmë së bashku me SHAB-të, me NATO-n, me BE-në dhe partnerët e tjerë me të cilën ndajmë të njëjtat vlera?.Kryeparlamentari theksoi se Shqipëria përfaqëson një ekonomi që ka potenciale të mëdha zhvillimi, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek zhvillimi i bujqësisë.- See more at: http://vizionplus.al/meta-drejtesia-prioritet/#sthash.OMTt6PP4.dpuf