Integrimi, Romano Prodi: Prioritet, drejtësia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi krerët më të lartë të institucioneve të BE-së dhanë mesazhin e qartë se Shqipëria mund të fitojë pranverën e ardhshme çeljen e negociatave, ish-Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi flet me bindje se Shqipëri ka bërë progres të dukshëm. Por, ka ende për të bërë për t?iu afruar BE-së.



?Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Evropian. Këto ndryshime kanë ndryshuar plotësisht edhe fytyrën e Shqipërisë. Por ky proces ende nuk ka përfunduar, nuk është pra një etapë e përfunduar. Mbetet punë për t?u realizuar për integrimin, ndonëse po ecet përpara. Ka disa kritere për t?u përmbushur, përveç rrjedhës politike. Ne duhet ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces.?



Edhe për kreun e Prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha.



?Bjerrjen e besimit tek institucionet, anketimet ua faturojnë mangësive në komunikimin ndërmjet institucioneve dhe zgjedhësve, si edhe perceptimit se elitat janë të pandershme. Elitat pretendojnë se ka përmirësim, se ka përparim në horizont, por njerëzve ndryshe u duket situata. Ata ndiejnë se frikerat dhe ankthet e tyre nuk merren parasysh. Në sytë e shumë njerëzve, elitave u mungon vullneti dhe/ose aftësia për një dialog real dhe të qenësishëm me popullin që përfaqësojnë.?



Deklarata u bë gjatë Konferencës ?Roli i ndërkombëtarëve në tranzicionin e Shqipërisë?, organizuar nga Prezenca e OSBE-së si pjesë e veprimtarive për 20-vjetorin e saj në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form