Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë deklaron se nuk ka një pajisje që kryen përgjime dhe se gjithçka është një sajesë e Partisë Demokratike në bashkëpunim me Presidentin Nishanin.
I ftuar në emisionin ?45 minuta? nga Denis Minga, në Report Tv, Ndreu theksoi se gjithçka do të sqarohet pasi të jenë kryer të gjitha hetimet.
Ai foli edhe për thirrjen në Komision të zyrtarëve si Kreu i SHISH Visho Ajazi, Kryeprokurori Adriatik Lalla, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe Kreu i Policisë Haki Çako, të cilët do të dëshmojnë për çështjen e përgjimeve.
Ndreu komentoi gjithashtu marrdhënien brenda mazhorancës, PS-LSI. Ai u shpreh se nuk ka asnjë problem mes tyre dhe se kritikat që LSI ka karshi qeverisë janë në shërbim të një mirëqeverisjeje.