Report TV - Pajisja e përgjimit, Apeli lë të lirë 2 zyrtarët e policisë Duka-Xhelilaj

Report TV 2016-07-17

Views 2

Gjykata e Apelit rrëzon pretendimet e Prokurorisë dhe rikthen në detyrë dy zyrtarët e policisë Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të dyshuar për ?shpërdorim detyre? dhe ?përgjime të paligjshme? nëpërmjet pajisjes ??Imsi Catcher??.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në apel teksa vetë Duka dhe Xhelilaj në ndryshim nga paraqitja në shkallë të parë vendosën të mos ishin të pranishëm në seancë por u përfaqësuan me avokat.

Pas heqjes së arrestit drejtori i Forcave Operacionale dhe eksperti informatikës në Policinë e Shtetit mund ti rikthehen detyrës u shpreh avokati Theodhori Sollaku.

Ishte prokuroria e Tiranës e cila 2 javë më parë kërkoi në gjykatë masë ndaj zyrtarëve të policisë mes tyre dhe drejtorin Haki Çako duke e pezulluar për pak ditë nga detyra.

Por masa ndaj Çakos dhe vartësve të tij Duka e Xhelilaj u rrëzuan në Apel duke lënë të hapura hetimet të cilat do të ndiqen në gjendje të lirë ndaj të dyshuarve.

Një ditë më parë apeli zbardhi vendimin për Çakon duke deklaruar se ai nuk përbën asnjë rrezik për prishjen e provave gëzon reputacion dhe nuk i shmanget hetimit e për pasojë vlerësoi të pavend pezullim nga detyra caktuar në shkallë të parë nga gjyqtari Arjan Aliaj.

Share This Video


Download

  
Report form