http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas mbërritjes së urdhërarrestit për Kelmend Balilin, policia është ende në kërkim të cilësuarit nga mediat si ?Eskobari i Ballkanit?. Pas kontrollit në banesën e tij në Stjar të Delvinës dhe marrjes në pyetje të familjarëve, hetuesit dyshojnë se Balili fshihet në Tiranë, por nuk përjashtohet mundësia që 44-vjeçari të ketë dalë në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit të gjelbër me identitet të rremë. Nga të dhënat e sistemit TIMS, Kelmend Balili ka udhëtuar më 18 prill të këtij viti drejt Kosovës, ndërkohë që udhëtimi i fundit është bërë më 22 mars drejt Malit të zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit. Nga ana tjetër më 11 maj, policia hodhi emrin e tij në sistemin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, duke njoftuar se nëse paraqitet ky shtetas për të dale apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohen drejtuesit e policisë. Por që prej datës 11 maj, kohë në të cilin emri i tij u hodh në sistem, Kelmend Balili, nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të vendit tonë. Për të rënë në gjurmët e tij, hetuesit vunë në përgjim dhe numrat e tij, por pa arritur të kuptojnë vendndodhjen e 44-vjeçarit. Mësohet se gjatë përgjimeve në bisedat me shtetas shqiptar, nuk është arritur të zbardhet ndonjë bisedë për trafikun e drogës. Ndërkohë që prokuroria greke ka sjellë dosjen ku përfshihen përgjimet e numrit grek që përdorte 44-vjeçari. Këto biseda ende nuk janë zbardhur të plota, por mësohet se edhe në këto përgjime Balili nuk rezulton të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. - See more at: http://vizionplus.al/policia-ne-kerkim-te-kelmend-balilit/#sthash.5UE45UEx.dpuf