Asnjë përgjegjës për qentë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse sulmoheni nga qeni apo shqetësoheni prej tij, dilni vete nga situata pasi asnjë institucion, nuk iu mbron. Është e hidhur por e vërtete! Ne Shqipëri, nuk ka rregulla, ligje dhe as penalitete per qentë me pronar dhe te zotet e tyre. Këtë e dëshmon edhe situata ne jetën e përditshme, ne rruge, parqe dhe çdo ambient tjetër. Qentë, madje dhe ata te racave agresive, mbahen pa maska, shëtisin te lire pranë njerëzve dhe fëmijëve, pa menduar për rrezikun qe mund t?u shkaktojnë. Prindër dhe gjyshër ndihen te pasigurt, por nuk kane se ku te drejtohen. Nëse per qentë endacake përgjegjësinë institucionale e ka Bashkia e Tiranës, për kafshët me pronar është detyre e Ministrisë se Bujqësisë, t?i kontrolloje. Por ky institucion sot nuk ka një ligj per regjistrimin e tyre, mënyrën se si duhet te jetojnë dhe penalitetet qe rendojnë mbi te zotet e qenve. E ndërsa mungon baza ligjore, specialitete pranojnë se numri i qenve te shtëpisë qe kthehen edhe ne endacake po shtohet frikshëm. Burime nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se hartimi i ligjit per regjistrimin dhe kontrollin e kafshëve me pronar, ka kosto te larte financiare. Për këtë arsye, qentë me pronar dhe te zotet e tyre, nuk kontrollohen dhe as penalizohen nga institucioni përgjegjës. Referuar ligjeve te shteteve evropiane, çdo qen shtëpie, duhet te ketë mjetin e identifikimit, kartelën e vaksinave dhe emrin e pronarit. Ky i fundit mban përgjegjësi per rritjen e kafshës, por penalizohet nëse ai lëviz pa maske, ndot ambientin dhe ne rastin me te keq, sulmon njerëzit. Por per sa kohe shteti ynë nuk i jep zgjidhje këtij problemi, situata do te zgjidhet nga vete njerëzit, raste qe kane përfunduar me përdorim armesh. - See more at: http://vizionplus.al/asnje-pergjegjes-per-qente/#sthash.IPwsUj7R.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form