Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qarkun e Kukësit, nga reshjet e vazhdueshme rrezikohet në masë prodhimi bujqësor i këtij viti. Fermerët të asistuar dhe nga Drejtoria e Bujqësisë thonë se produktet bujqësore,që aktualisht kanë stopuar rritjen do trajtohen me kimikate për të shmangur sëmundje infektive të bimëve.
Reshjet e vazhdueshme të shiut në qarkun e Kukësit kanë dëmtuar kulturat bujqësore. Favorizuar nga rritja e temperaturave, fermerët kanë mbjellë kulturat bujqësore, të cilat rrezikojnë të preken nga sëmundje si hiri apo vrugu, për shkak të nivelit të madh të reshjeve. Drejtoria e Bujqësisë Kukës ka nisur inspektimet në terren, dhe u apelon fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-reshjet-e-dendura-rrezikojne-prodhimin-e-fermereve/