Sekuestrohen 98 kg drogë/ Si u kapë babë e birë në Sarandë, pranga edhe një 31-vjeçari në Vlorë

Report TV 2019-05-29

Views 2

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione në Saradnë dhe në Vlorë ku në pranga kanë rënë tre persona. Konkretisht në qytetin e Sarandës policia në sajë të operacionit të koduar 'Shëndëllia' ka vënë në pranga babë e birë K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), pasi në banesë u janë gjetur rreth 83kg lëndë narkotike si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Ndërsa në qytetin e Vlorës është kapur një sasi tjetër droge, prej 15 kg, e cila u gjet në makinën me të cilën po udhëtonte shtetasi G.H 31-vjeç banues në Kotë të Vlorës. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara "Shëndëllia" dhe "Kota"

Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Arrestohen në flagrancë 3 persona.

- Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë "Shëndëllia".

Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione në rrugë operative se dy shtetas dispononin lëndë narkotike në banesë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor antidrogë të koduar "Shëndëllia".

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Share This Video


Download

  
Report form