Dekriminalizimi, PD: KQZ shkel ligjin për interesa kriminale, nuk publikon formularët

Ora News Lajme 2016-05-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi sot Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar formularët e vetëdeklarimit në faqen zyrtare të saj edhe pse sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha se shkelja e urdhrit të Kuvendit nga KQZ, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.
Paloka kujtoi gjithashtu se ka skaduar afati ligjor i publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, ku sipas tij janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës që të cilët po fshehin krimet e tyre.
Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.
Paloka: Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligjit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-pd-kqz-shkel-ligjin-per-interesa-kriminale-nuk-publikon-formularet/

Share This Video


Download

  
Report form