Report TV - Skandali Seksual, zbardhet dëshmia që la në burg Xhelilin

Report TV 2016-05-19

Views 3

Report Tv zbardh ekskluzivisht vendimin e Gjykatës që la pas hekurave ish kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i përfshirë në video-skandalin seksual me vajzën 20 vjeçare të cilën më pas e punësoi si magaziniere në Bashkinë e drejtuar prej tij.

Report Tv ju sjell një pjesë së dëshmisë së A.A para prokurorëve ku zbardhet dhe detaje se si u filmua Shukri Xhelili dhe si vartësit e tij pranojnë se në një periudhë të shkurtër janë punësuar 4 vajza të reja në bashki.

Nga ky vendim rezulton se në takimin e parë me vajzën që e denoncoi publikisht Shukri Xhelili e pyet atë nëse është beqare apo e martuar.
A.A: Kur e takova Shukriuan në zyrë, ai më pyeti nëse jam beqare?

A.A: Po beqare jam.

Shukri Xhelili: Përse s'martoheni ju të rinjtë apo keni frikë nga martesa?


A.A: Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ja përmendja unë. Më pas ai më tha kush nuk do ta merrte në punë një vajzë si unë? Në momentin që po dilja nga zyra kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili më tha që do të flisnin me Facebook ose në telefon.

Në dëshminë e saj para hetuesve A.A shpjegon dhe arsyen se përse e filmoi kryebashkiakun. Në bisedat me të në Fb dhe telefon ai kërkonte takimi private, atëherë e xhirova në zyrë me celularin tim dhe këtë e dërgova në media. Aty takova gazetaren e cila më ofroi bashkëpunim për ta xhiruar dhe kamerën ma montuan në portofol.

Por kjo nuk është e vetmja dëshmi që ka pas hekurave Shukri Xhelilin, pasi për të faktuar punësimet e paligjshme prokuroria ka administruar dhe atë të drejtorit të qendrës së kulturës Dibër.

Veli Vranici ka shpjeguar për hetuesit se gjatë tre muajve të fundit në Bashki janë punësuar katër punonjëse, shtetasja A.A magaziniere, S.V, A.D dhe A.S e cila pas një periudhë disa javore është rritur në detyrë në sektorin e financës.

Share This Video


Download

  
Report form