Report TV - Skandali seksual në Berat, ja sa vite burg rrezikon gjyqtari Çobo

Report TV 2016-07-17

Views 2

Prokuroria i komunikoi gjyqtarit Shyqyri Çobo vendimin për pezullimin nga detyra ndërsa ky i fundit referuar kodit penal për akuzën e ngritur rrezikon nga 3 deri në 10 vite burg. Një ditë më parë prokuroria e krimeve të rënda njoftoi se gjyqtari është nën hetim për veprën penale korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale referuar nenit 319/ç sic dhe shihni në këtë faksimile.

cobo

E pikërisht për këtë akuzë kodi penal ka të saktësuar se dënimi varion nga 3 në 10 vite burg. Ajo çka mbetet mister është fakti se përse për një vepër me masë kaq të lartë dënimi prokuroria i kërkoi gjykatës vetëm pezullim nga detyra pa caktuar një masë shtrënguese për gjyqtarin. Në raste të tjera për vepra penale dhe më të lehta akuza nuk ka nguruar të kërkojë masa sigurie të arrestit me burg, por këtë herë kur dënimi varion nga 3 në 10 vite burg rezulton se ajo ka mbyllur një sy duke nisur me pezullimin nga detyra.

Ja se cfarë parashikon kodi penal për veprën penale për të cilën dyshohet gjyqtari Shyqyri Cobo:
?Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet?.
Aktualisht hetuesit kanë sekuestruar dhe praktikën gjyqësore të divorcit të 32-vjecares për të parë nëse vendimi i gjyqtarit ka ndikuar apo jo në mardhënien intime që ai kërkonte të krijonte me të renë.

Share This Video


Download

  
Report form