http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një letër që Drejtori i Policisë Italiane i dërgon Adriatik Llallës përmes Ambasadës, konfirmon se pajisja e mbërritur në policinë shqiptare, nuk është përdorur për përgjim, por vetëm për qëllime trajnimi. Në letrën dërguar kryeprokurorit shqiptar, Drejtori Përgjithshëm i Policisë Italiane, Alesandro Panza, shkruan se marrëveshja për trajnimin e Policisë Shqiptare për këtë pajisje, është firmosur në qershor të vitit 2007 nga Bujar Nishani në atë kohë Ministër i Punëve të Brendshme.?Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj?, shkruhet në letër.Kreu i policisë Italiane informon se në zbatim të marrëveshjes me datën 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete për trajnimin e policisë lokale. Sipas tij aktivitetet stërvitore janë kryer me një pajisje të quajtur IMSI Catcher, e cila ka qenë e instaluar në brendësi të një automjeti. Sipas tij aseti, nuk mund të bëjë asnjë përgjim.?Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave?.Panza shkruan se Operatorët e forcave të policisë italiane, qe kanë sjellë me vete aparaturën janë pritur në portin e Durrësit nga zyrtarë të policisë shqiptare ndërsa pajisja ka qëndruar përgjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e Italianëve. Sipas letrës me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.- See more at: http://vizionplus.al/drejtori-i-policise-italiane-leter-adriatik-llalles/#sthash.9wiOTRfv.dpuf