Report TV - Sekuestrohet arsenal me armë 2 të arrestuar e 16 të shoqëruar

Report TV 2016-05-21

Views 5

Një arsenal i vërtetë armësh dhe municionesh u sekuestruan nga Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni disa mujor të zhvilluar në Korçë dhe Tiranë. Si pasojë janë vënë në pranga dy persona 42 vjeçari Adil Ismet Mersinllari dhe 32 vjeçari Bledar Bardhyl Muçollari si autorët kryesorë ndërkohë që janë shoqëruar 16 të tjerë.

Policia e shtetit në një deklaratë për mediat bën me dije se në përfundim të një hetimi disamujor, është arritur të dokumentohet përmes teknikave speciale veprimtaria kriminale e shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS