Veliaj: Distancohuni nga Diga, Presidenti e shiti nderin lirë. Reagojnë të djathtët

Ora News Lajme 2016-05-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u përfshi nga debate të ashpra dhe ndërpreje të njëpasnjeshme pas akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhoracës. Në diskutimet e projektvendimit për kalimin e disa pasurive në administrim të Tirana Parking në zonën e Liqenit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i kërkoi Presidentit të vendit dhe demokratëve të ndërtimi tek diga.
Këshilltarët e djathtë kërkuan shpjegim përse mbledhjet nuk zhvillohen një herë në muaj sipas rregullores dhe paralajmëruan se këshilli është në kushtet e shpërndarjes.
Për më shumë se 8 orë diskutime, opozita në prag të mesnatës e braktisi këshillin bashkiak duke kundërshtuar pagesat për parkimet, rritjen e çmimit të biletës së atutobusit dhe krijimin e një shoqërie të përbashkët shqiptaro-italiane për menaxhimin dhe ricikilimin e mbetjeve.
Debatet në mbledhje
Veliaj: Në 21 qershor ka mbërritur civilizimi, do ta ruajmë.
Akil Kraja: Shiko dekriminalizimin.
Veliaj: Do ta ruajmë civilizimin me çdo kusht. Tirana do u mbetet qytetarëve, as fjalë të pista, as fjalë të ndyra, as zaptues, as të fortët e partisë, asnjë. Në Tiranë do imponojmë edukatë, edukatë qytetare me çdo kusht. Vetëm civilizimi u shpëton, kur të civilizoheni, të distancoheni nga barbaria, atëherë keni shans.Kush vjen në Tiranë do respektojë rregullat e qytetit, do ti bëjmë edhe më të forta për sjelljet e pahijshme.Rregullat do ti bëjmë sipas votave. Eja e kandido( i thotë Ollit) bashkë me Presidnetin herën tjetër dhe e shohim si del, po Presidenti ja vuri shumë të lirë çmimin vetes, 100 lekë. E kishte shumë të lirë nderin, aq e përballoj në gjykatë. Puna është se si do përballoni publikun që vazhdoni dhe pengoni çdo punë të Tiranës. Po përdoni çdo mjet, e keni të kotë. Asnjë stërkëmbësh, asnjë pengesë, asnjë bllokim. Distancohuni nga diga dhe ju vjen një komerdare shpëtimi, rrini tek diga do të shkoni bashkë me digën.Kjo është këshilla ime falas për të gjithë grupin tuaj. Keni opinione se çfarë do të bëjmë me zaptimet por mos më thoni se është argument ti lëmë Çimit të partisë parkingjet, nuk ia lëmë. Nuk ja lë më Çimit parkingjet te Liqeni. Nuk ja lë më militantëve të partisë dhe kryetarëve të partisë suaj zaptimin e pronës publike. Më mirë ato lekë i bëj gjelbërim, pastrim dhe investim në Tiranë sesa të shëndosh gushën e partisë suaj, në qytetin e Tiranës asnjë lekë nga zaptimet. Gushën e një partie që shqeu qytetin nuk e fryj më harrojeni.Është e panegociueshme.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-distancojhuni-nga-diga-presidenti-e-shiti-nderin-lire-reagojne-te-djathtet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS