Veliaj tek Liqeni Artificial: Presidenti dhe PD të prononcohen për 17 katëshin te Diga- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-04

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës është e vendosur që Parkun e Liqenit t?ua kthejë tërësisht qytetarëve. Për këtë qëllim, prej disa ditësh ka nisur aksionin e prishjes së të gjitha ndërtimeve pa leje, të cilat kanë uzurpuar territorin e parkut ndër vite.
Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, kanë shembur disa objekte të njohura në këtë zonë, të cilat nuk kishin dokumentacion të rregullt ligjor.
Ky aksion është ndjekur në terren edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndjekur nga afër punën e punonjësve të IMT-së në prishjen e objekteve.
Veliaj theksoi se kthimi i hapësirave të parkut për qytetarët është një tjetër premtim i mbajtur.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-te...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS