Serbi - Vuçiç priti në një takim sopranon shqiptare Inva Mula

Ora News Lajme 2016-05-24

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka pritur në një takim sopranon shqiptare me famë botërore, Inva Mula. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, kreu i ekzekutivit serb tha se biseda mes tij dhe sopranos ishte orientuar drejt rritjes së bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, e cila aktualisht ndodhet në Beograd, është pritur në zyrën e qeverisë së Serbisë, nga Kryeministri Aleksandër Vucic. Kreu i ekzekutivit serb, përmes një postimi në rrjetin social twitter, komunikoi se me Inva Mulën kishte diskutuar në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Sopranoja shqiptare me famë botërore do të performojë më datë 25 Maj në Teatrin Kombëtar të Serbisë.
Ajo do të luajë një prej roleve të operas La Boheme të kompozitorit italian, Xhakomo Puçini, në bashkëpunim me dirigjentin Dejan Saviç. Performanca e Inva Mulës vjen në sajë të një protokolli bashkëpunimi midis Teatrit Kombëtar serb dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Sopranoja shqiptare do të performojë në Beograd edhe Himnin e Nënë Terezës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/vucic-priti-ne-nje-takim-sopranon-shqiptare-inva-mula/

Share This Video


Download

  
Report form