Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive për Ora News vetëm pak minuta pas vendimit të grupit parlamentar demokrat për të dorëzuar draftin e opozitës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të reformës në drejtësi jep detajet e përmbajtjes së tij dhe qëndrimin e Partisë Demokratike në vijim mbi këtë proçes të rëndësishëm.
Shefi i selisë blu mendon se reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017 edhe sikur të miratohet sot.
Zoti.Basha bëri përgjegjëse për këtë vonesë Qeverinë që siç tha ai ja doli ta shtyjë atë për të ruajtur korrupsionin qeveritar.
Propozimet e demokratëve, thotë Kryetari i opozitës në një intervistë me gazetaren Mimoza Picari, shkojnë në të njëjtën linjë me atë të Komisionit të Venecias.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-asnje-shans-per-negociata-qeveria-vonoi-drejtesine/