LSDM kërkon shkarkimin e presidentit Ivanov - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kërkon shkarkimin e presidentit të vendit George Ivanov, pas vendimit të tij për të falur 56 politikanë nën hetim, për të ashtuquajturin skandal i përgjimeve. Ky subjekt ka dërguar një Parlament kërkesën për të futur në procedurë parlamentare për përgjegjësi të kreut të shtetit lidhur me vendimin për të falur zyrtarët. Kjo iniciativë deri më tani ka gjetur mbështetjen e 50 ligjvënësve maqedonas, që mundëson diskutimin e kësaj kërkese në Kuvend. Por për shkarkimin e kreut të shtetit nevojiten edhe 32 vota të tjerë, që vështirë se LSDM mund t?i sigurojë. Javën e kaluar, Parlamenti maqedonas votoi draftin e partive në pushtet për të ndryshuar disa ligje përfshi dhe atë për faljen. Kjo i mundëson kreut të shtetit tërheqjen e vendimit pa dhënë argumente shtesë, çka mund të sillte zgjidhjen e krizës politike në vend. Por deri më tani Ivanov, nuk e ka ushtruar këtë të drejtë. Vendimi për faljen e zyrtarëve nën hetim, përfshi dhe ish-kryeministrin Gruevski, rriti ndjeshëm tensionet politike në Maqedoni, çka solli dhe rritjen e angazhimit të diplomacisë evropiane e asaj amerikane, e cila bëri thirrje për tërheqjen e saj. - See more at: http://vizionplus.al/lsdm-kerkon-shkarkimin-e-presidentit-ivanov/#sthash.78q2Q1Ey.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form